Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaHaradinaj sqaron deklaratën e tij ku e pyeti Kurtin a është rekrutuar...

Haradinaj sqaron deklaratën e tij ku e pyeti Kurtin a është rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishe në burg

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e tij në seancën e Kuvendit ku iu drejtua kryeministrit Albin Kurti me disa pyetje.

Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit Haradinaj e ka pyetur Kurti nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg.

I pyetur rreth kësaj deklarate, Haradinaj ka kujtuar kohën kur kryeministri Kurti dhe shumë të tjerë janë mbajtur në burgjet e Serbisë. Ai tha se vetëm për Kurtin kishtë një vendim për falje nga presidenti i Serbisë.

“Kryeministri Kurti nuk është fajtor për këtë përvojë të tij, por nëse gjatë punës së tij shoh ndonjëherë pozitë, që sulmon themelet e Kosovës, më kujtohet ajo kohë kur ky ka qenë në duart e tyre, dhe për dallim prej Ukshin Hotit që nuk dihet ku është, për Albin Kurtin ka një vendim për falje të presidentit të Serbisë, për falje nuk ka asnjë tjetër. Kanë mujt me falë për interesa të tjera, për propagandë, për qëllime të tjera Serbia. Nuk po them që është dëshmi e mjaftueshme mirëpo kur e sheh kryeministrin që iu flet audiencës se BE-se dhe thotë “vendet e Ballkanit duhet të çlirohen nga kriminelët e luftës dhe nuk dinë me e dallu me e veçu vendin e tij, atëherë të lind një pyetje, çka është kjo agjendë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Tutje ai shtoi se Kurti në vend të kësaj deklaratë në Bruksel ka mundur të fillojë fjalën e tij ndryshe, pasi sipas tij ka fakte të mjaftushme se jemi shembull që trajtojmë çdo dyshim të krimeve të luftës.

“Ky ka çu në Hagë president, dy ish-kryeparlamentarë, shef të grupit paralamentar të partisë më të madhe, ka mundur ta fillojë fjalën e tij, ne jemi shembull qysh e trajtojmë çdo dyshim të krimeve luftës, dhe kemi tregu se jemi liderë. Kryeministri jonë del aty dhe flet për vende të Ballkanit”,shtoi Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments