Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaHaradinaj: S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga...

Haradinaj: S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi portali Insajderi ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka hequr 20 euro prej shtesave të pensionerëve.

Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur sot dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Në janar të këtij viti, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët.

Tani e tutje, përfituesit e skemës së pensioneve do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove.

Haradinaj thotë se nuk po mund ta besojë që ky vendim është marrë nga Qeveria.

“S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë”, ka shkruar Haradinaj.

“Jonjerëzore!”, shtoi ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments