Friday, June 18, 2021
HomeLajmeKosovaHaradinaj prezanton kandidatin e AAK-së për kryetar të Vushtrrisë

Haradinaj prezanton kandidatin e AAK-së për kryetar të Vushtrrisë

Mensud Ademi do të jetë kandidat i AAK-së për Vushtrrinë në zgjedhjet lokale.

 

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një mbledhje të Kryesisë së partisë së tij.

Ai me këtë rast, me anë të një postimi në Facebook ka folur edhe për përvojën e Ademit.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Aleanca ofron ndryshimin që e kërkojnë qytetarët!

Sot në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës diskutuam për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend. Informova Kryesinë për takimin që kisha sot me Kryeministrin Kurti, kërkesat dhe shqetësimet që i kam paraqitur, përfshirë temat e dialogut dhe qëndrimit të qeverisë rreth Luftës Çlirimtare.

Gjithashtu Kryesia e AAK-së diskutoi për nevojën e menjëhershme të sigurimit të vaksinave për grupet e rrezikuara, si dhe për heqjen e masave, duke nisur nga ndalim qarkullimi i qytetarëve e deri te hapja e plotë e të gjitha sektorëve të ekonomisë.

Në pikën për zhvillimet organizative në Aleancë, diskutuam përgatitjet për zgjedhjet lokale 2021 dhe kandidaturat për kryetar të komunave.

Informova Kryesinë që strukturat e degës së Vushtrrisë, janë dakorduar që kandidat i Aleancës për kryetar të kësaj komune të jetë Prof.Dr.Sc. Mensud Ademi.

Profesor Mensudi është doktor i Shkencave Penale dhe Kriminologjisë, ligjërues në disa universitete publike e private në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Evropë dhe Amerikë. Ai është themelues i Asociacionit të Kriminologëve të Kosovës (AKK), Kriminologëve të Ballkanit Perëndimor (ËBC), e gjithashtu është anëtar i shoqatave të kriminologëve në Amerikë, Evropë e Azi. Ka punuar në implementimin e shumë projekteve nacionale dhe ndërkombëtare në fushën e kriminologjisë.

Mensud Ademi, është baba i katër fëmijëve dhe rrjedh nga një familje atdhetare e intelektuale. Ka qenë luftëtarë i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëmarrës në shumë beteja nga të cilat mban deri më sot plagët e luftës.

Kandidimi i tij për kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, tregon seriozitetin dhe qasjen që Aleanca e ka në zgjedhjet komunale, orientimin e saj drejt fitores në favor të ndryshimit që e kërkojnë qytetarët. Prof. Mensudi dhe ekipi i tij, do të jenë të përkushtuar me tërë dijen dhe ekspertizën e tyre, në shërbim të këtij qëllimi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments