Monday, September 27, 2021
HomeLajmeKosovaHaradinaj në përvjetorin e Demaçit: I pavdekshmi dhe Mandela shqiptar ishte sinonim...

Haradinaj në përvjetorin e Demaçit: I pavdekshmi dhe Mandela shqiptar ishte sinonim i brezave për liri

Sot janë bërë tri vite që kur ka ndrruar jetë veprimtari i njohur Adem Demaçi.

 

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, me këtë rast ka vizituar varrin e tij dhe tha që deri tash komuna do të duhej të kishte përfunduar projektin për shtatoren e tij tek parku i rrethit të madh.

Haradinaj tutje tha se kjo shtatore do të ishte nder për qytetin.

“Në përvjetorin e Adem Demaçit do të duhej të ishte i përfunduar projekti që tashmë komuna ka vendosë për shtatoren e tij tek parku i rrethit të madh. Nder do i kishte bërë qytetit një shtatore e tillë. Kurrë nuk është vonë dhe kjo shtatore do të ndërtohet shpejt. I pavdekshmi dhe Mandela shqiptar ishte sinonim i brezave për liri. Respekt i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments