Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaHaradinaj i shpreh ngushëllime familjes së të riut që vdiq nga sëmundja...

Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes së të riut që vdiq nga sëmundja e rëndë

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes së Dren Ukshinit, të riut nga Gjilani i cili vdiq si pasojë e një sëmundje të rëndë, ndonëse ishte duke u trajtuar në një nga Spitalet e Turqisë.

Haradinaj ngushëllimin e ka shprehur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.

“E nderuar familje Ukshini, Zoti ju lashtë shëndosh e ju dhashtë forcë të përballoni këtë humbje të madhe”, thuhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

Zoti ju lashtë shëndosh e ju dhashtë forcë të përballoni këtë humbje të madhe.

E kujtofshit birin tuaj Drenin me kujtimet më të mira.

Sot, ne ndajmë dhembjen me ju për këtë ngjarje të hidhur që na pikëlloi të gjithëve.

RH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments