Tuesday, July 27, 2021
HomeLajmeKosovaHamiti për shkarkimin e Dakës: Osmani po rreshtohet me partinë në pushtet,...

Hamiti për shkarkimin e Dakës: Osmani po rreshtohet me partinë në pushtet, nuk po e respekton Kushtetutën

Profesori universitar Muhamet Hamiti, dhe anëtar i kryesisë së LDK’së, ka reaguar pas shkarkimit të Valdete Dakës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Hamiti ka shkruar se presidenti i Kosovës ka për detyrë të sigurojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

Ndërsa e ka cilësuar shkarkimin e Dakës nga Osmani si arbitrar, dhe rreshtim të presidentes me partinë në pushtet.

“Me shkarkimin arbitrar të kryesueses së KQZ-së, një institucioni të pavarur, Presidentja Osmani po e bën të kundërtën. Veçse po rreshtohet me partinë në pushtet”, ka shkruar Hamiti.

Postimi i plotë:

Presidenti i Kosovës duhet të sigurojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës sonë.
Me shkarkimin arbitrar të kryesueses së KQZ-së, një institucioni të pavarur, Presidentja Osmani po e bën të kundërtën. Veçse po rreshtohet me partinë në pushtet. Nuk po qëndron mbi palët, siç do të duhej të qëndronte, siç e kërkon Kushtetuta e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments