Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaHajdari para një viti: Pa reciprocitet nuk ka barazi, nuk ka shtet,...

Hajdari para një viti: Pa reciprocitet nuk ka barazi, nuk ka shtet, nuk ka sovranitet

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë këtë të martë se nuk ka dashur që të aplikojë masën e reciprocitetit për asnjë shtet fqinj.

“Nuk kam dashur të sjell masat e reciprocitetit me asnjë shtet fqinj. Kam dashur t’i zgjidhë problemet përmes mekanizmave rajonalë duke filluar na CEFTA, RCC dhe mekanizmat tjerë evropianë që mund të na ndimojnë për zhvillim”, ka deklaruar ajo.

Por afër një vit më parë ajo kishte thënë se reciprociteti është masë e barazisë dhe shtetësisë.

“Pa reciprocitet nuk ka barazi. Nuk ka shtet. Nuk ka sovranitet”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

“Operatorët ekonomikë nga Serbia e pranuan shtetin tonë, duke kapërcyer kufirin shtetëror me dhjetëra maune dhe dokumente tregtare që na quajnë Republika e Kosovës. Kabineti Hoti nuk po e pranon Republikën tonë, andaj shfuqizoi sot vendimet e Qeverisë Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Vendimet tona qenë të mbështetura po aq sa të guximshme. Reciprociteti është parim gjithësisht i pranuar i së drejtës dhe marrëdhënieve mes shteteve. Vendimet tona jetësuan këtë parim, të bazuar në aktet themeluese të Organizatës Botërore të Tregtisë”.

“Pa reciprocitet s’mund të ketë barazi. Pa barazi s’mund të ketë liri. Pa liri s’mund të ketë zhvillim, as mirëqenie e as dinjitet për qytetarët”, kishte pohuar ajo, tre ditë pas votimit të Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments