Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaGjykatësi nxjerr vendimin final lidhur me kërkesën e Thaçit për t’u mbrojtur...

Gjykatësi nxjerr vendimin final lidhur me kërkesën e Thaçit për t’u mbrojtur nga ish-avokati i Gotovinës

Gjykatësi francez i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ka nxjerrur një vendim sa i përket kërkesës së ish-presidentit Thaçi për zëvendësimin e avokatit David Hooper me ish-avokatin e gjeneralit kroat Gotovina, Gregory Keohe.

 

Gregory Keohe, edhe zyrtarisht, me një vendim të vulosur nga Nicollas Guillou, do të jetë avokat i ri i ish-presidentit Thaçi.

Guillou në një vendim të cilin e ka nxjerrë gjatë ditës së sotme, ka pranuar largimin e hershëm të David Hooper nga ekipi mbrojtës i Thaçit, si dhe ka kërkuar nga Regjistri që menjëherë pas nxjerrjes së këtij vendimi, në bazë të procedurave në fuqi, të bëj caktimin e Keohes si avokat të Thaçit.

Në vendim, Guilloi gjithashtu ka urdhëruar regjistrin që brenda një jave ta njoftojë atë për emërimin e Keohes.

Guillou në vendimin e nxjerrur sot ka vënë në pah faktin se ish-avokati i Thaçit, David Hooper ka dhënë garancitë e tij se Keohes do ia dorëzojë dosjen e deritanishme gjyqësore.

Gjithashtu, gjykatësi francez ka përmendur faktin se Thaçi ka edhe katër avokatë të tjerë ndihmës, të cilët janë të njohur me çështjen dhe se të njëjtit sipas tij do të jenë ndihmesë e madhe në tranzicionin e përgjegjësive në ekipin mbrojtës të Thaçit.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake gjithashtu vëren se Z. Hooper ka dhënë sigurimet se ai do t’i japë avokatit zëvendësues çdo ndihmë të kërkuar në dorëzimin e çështjes.Për më tepër, përveç avokatit, z. Thaçi ka qenë përfaqësuar që nga fazat e hershme të procedimit nga katër bashkë-avokatë të cilët janë të njohur me procedurat dhe çështjen kundër tij. Duke marrë parasysh si më sipër, gjyqtari i procedurës paraprake është i kënaqur që përfaqësimi efektiv i z.Thaçi është siguruar dhe, në përputhje me rrethanat, miraton përfundimin e parakohshëm të përfaqësimit nga z. Hooper”, thuhet në vendim.

 

Pika 10 e vendimit në fjalë gjithashtu thotë se Hooper-it i janë rikujtuar obligimet që ai ka në bazë të Kodit të Sjelles Profesionale.

Lajmi.net raportoi të shtunën se Gregory Keohe ka pranuar që të jetë avokati kryesor mbrojtës i Thaçit në Hagë.

I njëjti, menjëherë pas shprehjes së pëlqimit dhe konfirmimit, është akredituar në listën e avokatëve që kanë të drejtë t’i përfaqësojnë palët në Speciale.

Me më shumë se 30 vjet përvojë, Gregory W. Kehoe ka një praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare që përqendrohet në përfaqësimin e individëve, korporatave dhe institucioneve financiare.

Kjo përfshin përfaqësimin para gjykatave federale, shtetërore dhe ndërkombëtare.

Kehoe, ka përfaqësuar edhe ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina deri në pafajësinë e tij të plotë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Kehoe, gjithashtu ka përfaqësuar ish-gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi në rrëzimin e të gjtha akuzave që rëndonin mbi të.

Kehoe ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me çështje të ndryshme të vendosura në Amerikë, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Ndërsa ka shërbyes edhe si ndihmës i avokatit të shtetit të SHBA-ve. Ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave si dhe akuzat për raketim.

Kehoe gjithasht ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuat për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

Kehoe ka shkollim të lartë në fushën e drejtësisë dhe gjithashtu ka çmime të shumta dhe mirënjohje për punën e tij në çështjet e drejtësisë.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments