Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaGjykata merr vendim për qytetarin që keqtrajtoi gruan në mënyrë psikologjike duke...

Gjykata merr vendim për qytetarin që keqtrajtoi gruan në mënyrë psikologjike duke e akuzuar se po e tradhton

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit  R.K.

 

Nga gjykata është theksuar se i lartcekuri është fajtor për shkak të presionit psikologjik të cilin e ka bërë në drejtim të bashkëshortes së tij duke e akuzuar se po e tradhton dhe se po komunikon në rrjetet sociale, duke i dënuar kështu dinjitetin të dëmtuarës.

Kësisoj nga gjykata është theksuar se i akuzuari në këtë ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

“ Me datë 23 maj 2021, në Prizren, ka kryer dhunë ose keqtrajtim psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda familjes, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes të vazhdueshme me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, për arsye të xhelozisë nga ana e të akuzuarit, i njëjti të dëmtuarën – bashkëshorten e tij në prezencë të fëmijëve të tyre i bën presion psikologjik duk e akuzuar të dëmtuarën se është duke e tradhtuar dhe se po komunikon në rrjete sociale, duke i cenuar dinjitetin e të dëmtuarës. Kësodore kanë kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248  par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu gjykata ka marrë vendim që të akuzuarin R.K ta gjykojë me: Dënim gjobë në shumën prej 400 euro si dhe dënim me burg në kohëzgjatje prej tetë muajve.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Gjithashtu, gjyqtari i procedurës, të akuzuarit R.K., pas shpalljes së aktgjykimit, i ka vazhduar paraburgimin dhe atë nga data e ndalimit me datë 23.05.2021 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, thuhet tutje në njoftim.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments