Monday, June 14, 2021
HomeSportGjilani rinovon me yjet e skuadrës, një tjetër lojtar siguron marrëveshje të...

Gjilani rinovon me yjet e skuadrës, një tjetër lojtar siguron marrëveshje të re

SC Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje të re bashkëpunimi me Besar Musollin edhe për tri edicione të radhës.

 

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë zyrtare në facebook, SC Gjilani ka konfirmuar se Musolli do të jetë në skuadër edhe për tri edicione të tjera.

“Klubi falënderon Besarin për besimin dhe i uron sukses drejtë realizimit të objektivave që janë vendosur”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ai është bashkuar me Gjilanin në vitin 2020, kur ishte transferuar nga KF Kukësi.

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës do të fillojë më 21 gusht.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments