Saturday, June 12, 2021
HomeBotaGjenerali i pensionuar amerikan i shokuar për vonesën e drejtësisë në dënimin...

Gjenerali i pensionuar amerikan i shokuar për vonesën e drejtësisë në dënimin e Mlladiqit

Kevin Doyle, ish-gjeneral amerikan që shërbeu në Bosne dhe Hercegovinë përgjatë viteve 1996-1997, është shprehur i shokuar me vonesën e vendosjes së drejtësisë së kriminelit serb, Ratko Mlladiq, i cili sot u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës.

Doyle, përmes një replike në ‘Twitter’, në reagimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për rastin, u shpreh i habitur nga vonesa e vendosjes së drejtësisë për kriminelin serb të luftës.

“Uau. Jam i tronditur që Mlladiç po del para drejtësisë, pas sa vitesh. Kam shërbyer në Bosnjë me Divizionin e Parë të Karocuar më 96-97’ën”, thuhet në reagimin e tij.

Ndërkaq, Blinken ka shpresuar se ky vendim do sjellë paqe në familjet e viktimave të shkaktuara nga Mlladiq.

Apelit i Tribunalit të Hagës e shpalli fajtor Mlladiqin për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocidin në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djemë myslimanë.

Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments