Friday, June 18, 2021
HomeLajmeKosovaGjakovari arrestohet për dhunë në familje, i konfiskohen edhe armë

Gjakovari arrestohet për dhunë në familje, i konfiskohen edhe armë

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person për dhunë në familje, të cilit i janë konfiskuar edhe armë.

Në njoftimin e policisë thuhet se hetuesit e stacionit policor në Gjakovë, gjatë trajtimit të rastit “Dhunë në familje”, kanë pranuar njohuri se i dyshuari i rastit mund të ketë dhe armë zjarri të mbajtura në mënyrë ilegale.

“Hetuesit e rastit në përkrahje të patrullave policore nga Stacioni policor në Gjakovë, pas sqarimit dhe konsultimit më prokurorin kujdestar, ka ndërmarrë veprime duke siguruar prezencën e të dyshuarit dhe me pas në podrumin e shtëpisë së të dyshuarit është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse dhe ka bërë konfiskimin e armëve si vijon:

1 (një) AK-47 me dy karikator
1 (një) Automatik PPS-42 (7.62mm X 25mm) me dy karikator
1 (një) Revole TT me një karikator
295 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë) cope fishek kal.7.62mm X 25mm
590 (pesëqind e nëntëdhjetë) cope fishek kal. 7.62 X39mm”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments