Wednesday, August 10, 2022
HomeLajmeKosovaGërvalla takohet me ambasadoren e Suedisë, flasin për rrugën e Kosovës drejt...

Gërvalla takohet me ambasadoren e Suedisë, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE’së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës përgjatë shtetndërtimit.

Ajo i ka vlerësuar të shkëlqyera raportet mes të dy vendeve.
Gjatë takimit është diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lidhur me agjendën evropiane në përgjithësi, ambasadorja Hernmarck ka shprehur përkushtimin e shtetit të saj për të përkrahur proceset e rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu u diskutua edhe për angazhimet që duhet të ndërmerren për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndërkaq menaxhimi i pandemisë është parë si prioritet, dhe ministrja Gërvalla ka nënvizuar nevojën për ndihmë, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të vaksinohen në një periudhë sa më të shpejtë kohore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments