Monday, July 26, 2021
HomeLajmeKosovaGërvalla në Ditën e Çlirimit: Pas krimeve të Serbisë, u ngritëm dhe...

Gërvalla në Ditën e Çlirimit: Pas krimeve të Serbisë, u ngritëm dhe ndërtuan shtetin

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz ka thënë se më 12 qershor 1999 i ishte dhënë fund shtypjes dhe gjenocidit të Serbisë.

 

Ajo deklaroi se në Ditën e Çlirimit se populli i Kosovës arriti që të ngrihet dhe ta krijojë shtetin pas të bëmave të Serbisë.

“Me ndihmën e NATO-s, makineria serbe përfundimisht ishte ndalur. Ne menjëherë nisëm të rindërtojmë rrugët dhe ndërtesat e dëmtuara. U ngritëm prapë dhe ndërtuam një shtet të fortë, krenar dhe të pavarur, sepse qytetarët e Kosovës kurrë nuk e humbën besimin dhe kurrë nuk do ta humbin”, ka shkruar Gërvallla.

Ajo shtoi se Serbia kreu krime të rënda mbi civilët në Kosovë, fëmijë e të vjetër.

“Ne kurrë nuk i harrojmë viktimat, heronjtë dhe luftëtarët tanë të guximshëm”, shtoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments