Tuesday, May 11, 2021
HomeTop LajmetGazetarja e RTK’së i reagon ministres Haxhiu, pas paralajmërimit për padi

Gazetarja e RTK’së i reagon ministres Haxhiu, pas paralajmërimit për padi

Gazetarja e RTK-së, Shqiponja Osmanaj i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasi që kjo e fundit ka cilësuar ‘fake news’ artikullin e botuar dje në RTK me titull “Ministrja Haxhiu Shpërblen Prokuroren”.

Osmani ka thënë se ajo i ka burimet e veta për atë lajm dhe se “burimi i lajmit”, nuk ka qenë i gatshëm të dal publikisht.

“Pa e zgjatur shumë, ne si gazetarë i kemi burimet tona të cilat nganjëherë edhe nuk janë të gatshëm të dalin publikisht të denoncojnë shkelje e parregullësi në institucione për shkak të frikës se mund të ndëshkohen”, ka shkruar ndër të tjera gazetarja e RTK, autorja e artikullit në fjalë.

Ky është shkrimi i plotë i Osmanit:

Sqarim pas reagimit të ministres së Drejtësisë

E nderuar ministre znj.Haxhiu,

Si gazetare shumëvjeçare në mediat transmetuese jam munduar që profesionin tim ta kryej me përgjegjësi të plotë dhe profesionalizëm. Pa e zgjatur shumë, ne si gazetarë i kemi burimet tona të cilat nganjëherë edhe nuk janë të gatshëm të dalin publikisht të denoncojnë shkelje e parregullësi në institucione për shkak të frikës se mund të ndëshkohen. Edhe në këtë rast në artikullin që e kam publikuar burimi i informatës nuk ka qenë i gatshëm të dal publikisht të denoncojë por ma ka dhanë informacionin në konfidencë. Dhe sigurisht ju e dini që kur gazetarët e marrin informacionin e kanë për detyrë edhe ta publikojnë nëse ai informacion ka të bëjë për të mirën e përgjithshme. Ju e keni hapësirën për ta dhënë qëndrimin tuaj për çështjen që kam ngritur dhe ju ftoj ta bëni një gjë të tillë në mënyrë që ta sqaroni situatën nëse ka çka të sqarohet më shumë. Por ju jap një këshillë si gazetare që mos u lëshoni menjëherë në sulme ndaj medias dhe gazetareve edhe nëse ka munguar eventualisht ndonjë informacion, sepse në fund të fundit ju jeni Ministre dhe keni pêrgjegjësi dhe sigurisht që për çdo veprim tuajin do të prodhoni një lajm për mediat. Edhe njëherë ju ftoj që ta sqaroni situatën e publikuar në artikullin tim dhe ne do ta publikojmë e transmetojmë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments