Saturday, October 16, 2021
HomeLajmeKosovaGastronomët kanë një njoftim për të gjithë klientët e kafeterive

Gastronomët kanë një njoftim për të gjithë klientët e kafeterive

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, njofton klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër koronavirusit.

Për shfrytëzimin e hapësirave të brenshme, klientët pranë lokaleve duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë im ë poshtë:

“Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Kurse për shfrytëzimin e terasave nuk nevojititu ndonjë dëshmi nga ato që janë të lartë cekura!

Vaksionohu, sigurohu #mbrojeKosovën”, thuhet në njoftimin e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments