Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaGashi akuzon Kurtin se po ua shkel të drejtat dhe se po...

Gashi akuzon Kurtin se po ua shkel të drejtat dhe se po dëshiron pushtet absolut

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se nisja e qeverisjes së Albin Kurtit ishte “fillim pa ide”. Në fakt, sipas Gashit, akoma nuk ka nisur kurrëfarë qeverisje

Gashi ka rikthyer në fjalimin e tij një përplasje që e ka pasur me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin, të cilën e ka akuzuar se nuk ia ka dhënë fjalën në Kuvend. Ai thotë se në Kuvend ‘arroganca e numrave’ të shumicës po ua shkel të drejtën deputetëve të pakicës që të flasin.

“Liria këto javë është cenuar nga egoja për pushtet. Në këtë Kuvend u cenua e drejta e fjalës dhe shprehjes së deputetëve”, ka thënë Gashi i LDK-së.

“Në këtë Kuvend shkelet praktikat paralemtare dhe rregullat me të cilat funksionon demokracia, si parim i patjetërsueshëm”, ka shtuar ai.

Gashi thotë se edhe seanca e sotme e thirrur nga kryemninistri Kurti duke i kaluar procedurat parlamentare dhe thotë se Kryeministri ka ndërhyrë në punën e Kuvendit.

“Liria jonë nuk do të cenohet aspak, e as të shkelet nga tekat personale të asnjë lideri politik. Asnjëherë. Aq më pak nga dëshira për pushtet absolut”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Gashi e ka quajtur “fletushkë” dhe “të ashtuquajtur program” programin e qeverisjes së Albin Kurtit, të cilën e ka prezantuar kryeministrit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së i ka dhënë vërejtje kryeministrit dhe kabinetit qeveritar për shumë prej pikave të programit qeverisës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments