Monday, July 26, 2021
HomeLajmeKosovaFlet familja kosovare që u dëbua nga Gjermania, fëmija 7-vjeçar i tyre...

Flet familja kosovare që u dëbua nga Gjermania, fëmija 7-vjeçar i tyre vuan nga epilepsia

Një familje kosovare nga Zhuri i Prizrenit gjatë ditës së djeshme është dëbuar nga Gjermania, raporton Gazeta Express.

Arsyet për dëbimin e tyre nga vendi evropian, familjarët i dhanë në një intervistë për emisionin e mëngjesit #gjesi në T7. 

“Erdhën para sabahit, në ora 4:15 ziles i ran, u ngrita thashë çka u ba, u qova kur po shohë policinë, mandej e thirra shefin erdh me ta u kacafyt, thanë qe kena urdhër prej gjykatës për me largu edhe me zor na kanë largu”, u shpreh kryefamiljari Visar Elezkurtaj.

Pos tjerash, në këtë familje njëri nga fëmijët është i sëmurë nga epilepsia, i cili padyshim kërkon kujdes të veçantë.

“Une e pata qu në spital, krejt në rregull e patën pranu ata, po me zor tu e majtë krejt problemi u ka te fëmija që u ka smutë, kjo u kanë edhe arsyeja pse na kanë largu dje”, shtoi Elezkurtaj.

Per vështirësitë foli edhe Mirditë Elezkurtaj.

“Qe 7 vjet djali mi ban, zor është per një nanë ma zor nuk ka”, tha Mirditë Elezkurtaj.

Ndërsa, nga katër fëmijët, njëri ka mbetur në Gjermani, megjithëse nuk dihet ende nëse do të vazhdojë të qëndrojë atje.

Kryefamiljari i kësaj familje, Visar Elezkurtaj pret ndihmë, veçanërisht per djalin e tij të sëmurë, nga institucionet e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments