Saturday, June 12, 2021
HomeSportFlasin analistët: A e meritoi titullin FC Prishtina dhe cilat skuadra do...

Flasin analistët: A e meritoi titullin FC Prishtina dhe cilat skuadra do të dalin në Evropë?

FC Prishtina me meritë është shpallur kampion për edicionin 2020/21.

Kështu se paku mendojnë analistët e njohur, Bylbyl Sokoli, Gani Sejdiu dhe Tahir Lushtaku.

Ish trajneri i disa klubeve elitare, së fundmi i Gjilanit, Bylbyl Sokoli , tha se Prishtina me plotë meritë është shpallur kampion për këtë edicion.

Ajo që kemi pa se në çfarë formë ka luajtur, Prishtina me meritë të plotë është kampion i këtij kampionati”, u shpreh shkurtimisht.

I pyetur se cila skuadër do e sigurojë Evropën, Drita ose Ballkani, Sokoli theksoi se Drita ka përparësinë.

Mendoj që gjasa më të mëdha ka Drita, por dhe Ballkani nuk është pa gjasa, por tash shanset e Ballkanit janë duart e të tjerëve, derisa duart e Dritës janë në duart e tyre, prandaj Drita ka përparësinë”.

Në fund ‘Profa’ tregoi se është në negociata me disa skuadra, por ende nuk ka arritur marrëveshje.

Ende s’kam arritur asnjë marrëveshje, jam në kontakte me disa skuadra dhe gjithçka do dihet së shpejti”, nënvizoi Sokoli.

I mendimit që Prishtina me plotë meritë është shpallur kampion është edhe trajneri Gani Sejdiu. Ai për lajmi.net theksoi se nuk duhet diskutuar nëse “Bardhëkaltërit” e merituan titullin sepse kanë qenë në formë shumë të mirë, sidomos në sezonin pranveror.

“Duke e llogaritur faktin se e ka marrë titullin, nënkupton që e ka merituar. Mendoj që e ka marrë me meritë sepse vërtetë ka pasur sidomos gjysmë sezonin e dytë ka pasur formë konstante, të cilën ekipet e tjera nuk e kanë pasur. Nuk diskutohet që e ka fituar me meritë, ka pasur lojëra të mira, ka qenë ekip e balancuar me dallim nga ekipet e tjera që kanë luftuar për titull”, tha fillimisht trajneri nga Mitrovica.

Sejdiu gjithashtu mendon se Drita është favorit për të dalë në Evropë, por mundësitë ende nuk janë mbyllur për skuadrën e Ballkanit.

“Futbolli gjithmonë prodhon befasi, realisht pritet fitorja e Dritës ndaj Arbërisë që e ka lojën jetike, lojën e vitit, andaj qasja e Arbërisë do jetë vërtetë e rrezikshme dhe nuk mund të jemi shumë të sigurt që Drita e ka titullin e sigurt, por gjithsesi ka avantazh. Nuk është e pamundur që Ballkani të fitojë ndaj Prishtinës, që mund të mos e këtë atë motivin e duhur”.

Tekniku motrivicas në fund deklaroi se është i hapur për oferta, sepse është plotësisht i gatshëm dhe i motivuar, por ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë.

“Kam një vit që nuk jam i angazhuar, më mungon puna, por nuk varet gjithmonë nga ne, momentalisht nuk kam ndonjë ofertë, po pres dhe normal shumë i motivuar dhe i gatshëm nëse vjen ndonjë ofertë serioze me projekt seriozë, atëherë jam plotësisht i gatshëm dhe me plotë motiv”, përfundoi Sejdiu.

Ndërkohë, ish trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku për lajmi.net, deklaroi se Prishtina ka bërë punë të mirë, por edhe nëse Ballkani do e fitonte titullin nuk do ishte gabim.

“Ka pasur hamendje dhe mendime të ndryshme gjatë këtij sezoni kryesisht, por mendoj që ndoshta Prishtina, por sikur të ishte edhe Ballkani nuk do ishte jo në rregull. Prishtina ka bërë punë të mirë, ndoshta pak edhe me fat, edhe unë pajtohem që edhe me meritë sepse nuk ka gabuar sikur Ballkani dhe Drita në ato ndeshjet vendimtare të këtij edicioni dhe Prishtina ka shkuar në hapa të sigurt, kjo ndoshta është arsyeja që janë sot kampion”, u shpreh fillimisht ai.

Lushtaku tutje tha se janë duke dal teoritë se kush e ka fituar titullin, Kupën dhe kush do dal në Evropë, derisa shpreson të mos këtë kësisoj edicioni në vitet e tjera.

Gjasat më të mëdha i ka Drita ngase është vendas i Arbërisë, kurse Ballkani do ta këtë më të vështira dhe si duket po dalin ato teoritë e komperacionit që po dihet kush shpallet kampion, kush del në Evropë dhe kush po e fiton Kupën. Ky kampionat që lënë të dëshiruar dhe dashtë Zoti që kampionatet e tjera të jenë më ndryshe”.

Në fund, Lushtaku bëri të ditur se do rikthehet në stolin e ndonjë skuadre, vetëm nëse nuk ka kalkulime dhe që rezultatet të arrihen me punë.

“Për momentin nuk jam në bisedime, por nëse do këtë, me cilëndo skuadër që do bisedojë do bazohem në lojën, kapacitetin tim dhe të ekipit dhe asnjëherë nuk do pranojë që të jem pjesë e një skuadre që bën kalkulime, por me punë, djersë që t’i arrijmë rezultatet, përndryshe nuk do jem pjesë e asnjë skuadre”, nënvizoi Lushtaku.

Kujtojmë, se në xhiron e fundit që do jetë vendimtare për skuadrën që do dal në Evropë, Drita e pret Arbërinë e Dobrajës, kurse Ballkani është mysafir i Prishtinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments