Thursday, February 2, 2023
HomeLajmeKosovaFillon konferenca përgatitore për gjykim ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Fillon konferenca përgatitore për gjykim ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Ka filluar konferenca përgatitore për gjykim në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas njoftimit të gjykatës, do të diskutohet lidhur me gatishmërinë e palëve që gjykimi të fillojë më 1 mars 2023 dhe kohëzgjatjen e fjalës hyrëse të tyre dhe çështje të tjera procedurale dhe substanciale.

Në këtë njoftim, thuhet se gjatë seancës, ndër të tjera, paneli do të kërkojë sqarime nga palët lidhur me procedurën nëse ZPS ka përfunduar me nxjerrjen e provave dhe listën e dëshmitarëve të cilët do t’i paraqesë në gjyq, raporton “Betimi për Drejtësi”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments