Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaEskalon situata në eventin me vetura në Prizren, rreth 60 persona i...

Eskalon situata në eventin me vetura në Prizren, rreth 60 persona i vërsulen policisë

Policia e Kosovës dje në Prizren pati punë me disa persona që kishin organizuar një eveniment me vetura dhe motoçikleta.

 

Policia ka thënë se dje është raportuar se është duke u mbajtur një eveniment me vetura dhe motoçikleta të zhurmshme.

Njësia policore dhe inspektorët e AVUK-ut kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë filluar të kërkojnë dokumentet personave, rreth 60 persona u janë vërsulur zyrtarëve policorë.

Për të vënë nën kontroll, zyrtarët policor kanë përdorur sprej zyrtar.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments