Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaEkstradohet nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë i dyshuari për vrasje të...

Ekstradohet nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë i dyshuari për vrasje të rëndë

Një person është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi në këtë shtet dyshohet se ka kryer vrasje të rëndë vitin e kaluar.

 

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përderisa ka thënë se ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike.

Postimi i saj i plotë:

Është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë. Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës.

Ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike. Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë, e as si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments