Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaEkskluzive: A do të jetë Adnan Rrustemi kandidat i LVV-së për komunën...

Ekskluzive: A do të jetë Adnan Rrustemi kandidat i LVV-së për komunën e Lipjanit?

Partitë tashmë kanë filluar të publikojnë kandidaturat për zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

Në komunën e Lipjanit, përsëri kandidat nga LDK do të jetë Imri Ahmeti, që kërkon mandatin e tretë.

Por, kush do të jetë kandidat i LVV-së për kryetar në zgjedhjet lokale?

Indeksonline përmes burimeve mëson që Lëvizja Vetëvendosje do ta kandidoj Adnan Rrustemin për kryetar të Lipjanit.

Rrustemi momentalisht është deputet i LVV-së, pasi arriti të siguroi votat e mjaftueshme në zgjedhejt e 14 shkurtit.

Pas përfundimit të procedurave të kandidimit, kandidati i LVV-së në Lipjan me shumë gjasë do të jetë Adnan Rrustemi.

Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore bindëse në zgjedhjet nacionale që u mbajtën me 14 shkurt këtë vit.

Ky subjekt synon që ta fitoj këtë komunë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments