Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaEdi Ramës i lexohet statusi i Albin Kurtit, refuzon ta komentojë

Edi Ramës i lexohet statusi i Albin Kurtit, refuzon ta komentojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ta komentojë urimin e fitores dhe mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të Shqipërisë, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Edi Rama është pyetur se çfarë komenti ka për shkrimin e Kurtit në facebook, kryeministri shqiptar refuzoi të komentojë,

“Nc, nc, nc, nc… edhe sikur ta nxjerrësh sondazhin (diskutim i mëhershëm), nuk kam asnjë koment”, ka thënë Edi Rama në Opinion.

Tutje, Rama tha se nuk flet as pas datës 26, pas zgjedhjeve. Ai tha se e shtyen periudhën e mosfoljes.

“Nuk kam thënë ‘do të flas me datën 26’. Kam thënë ‘nuk flas deri me datën 26’. Thjesht shtyj periudhën e mosfoljes”, shtoi Rama.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments