Wednesday, November 30, 2022
HomeLajmeEdhe Petkoviq u deklarua pas marrëveshjes në Bruksel: I ruajtëm targat KM

Edhe Petkoviq u deklarua pas marrëveshjes në Bruksel: I ruajtëm targat KM

Negociatori i palës serbe në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka theksuar se marrëveshja e arritur në Bruksel për targat, nënkupton se nuk do të ketë politika ndëshkuese ndaj serbëve me targa të lëshuara nga Serbia.

“Në kuadër të asaj për të cilën insistonte Beogradi, këtu në godinën e shërbimit të politikës së jashtme të BE-së, pas shtatë orësh, dhe shihni është terr, negociata të vështira, ia kemi dalë që të arrijmë marrëveshje. Kjo marrëveshje do të thotë se s’ka kurrfarë politika ndëshkuese të Albin Kurtit ndaj serbëve që ngasin vetura me targa KM. Me këtë marrëveshje, nesër prej orës 8, nuk ka kurrfarë gjobash prej 150 eurosh që i planifikoi Albin Kurti, siç nuk ka as kurrfarë politika ndëshkuese në fazat e tjera që ishin pjesë e vendimit të Albin Kurtit lidhur me procesin e riregjistrimit”, ka theksuar Petkoviq.

Ai ka theksuar se me këtë marrëveshje e kanë ruajtur paqen.

“Me këtë marrëveshje ia kemi dalë që ta mbrojmë popullin tonë në veri të Kosovës dhe Metohisë. Pra, ajo që është veçanërisht e rëndësishme dhe që dua ta potencoj dhe ta porosis, veçmas popullin serb në Kosovë e Metohi, është se me këtë marrëveshje mbesin targat KM”, ka thënë Petkoviq.

Sipas tij, serbët do të mund t’i përdorin targat e lëshuara nga Serbia dhe do të mund t’i riregjistrojnë sërish veturat, po me këto targa.

“Fjala është për targa që janë të ligjshme ngase i lëshon ligjshëm Republika e Serbisë dhe të cilat serbët në Kosovë e Metohi do të mund t’i përdorin. Ato edhe më tutje do të jenë në përdorim, siç kanë qenë deri më tash. Kjo ndër të tjera do të thotë se absolutisht të gjithë pronarët e automjeteve që posedojnë targa KM do të mund t’i regjistrojnë dhe t’i zgjasin regjistrimet e veturave të tyre me targa KM”, ka deklaruar Petkoviq.

Sipas tij Serbia do të ndalojë së lëshuari vetëm targa të reja KM.

“Një gjë në të cilën do të ndalemi, do të ndalemi së lëshuari targa plotësisht të reja KM dhe kjo krejt derisa të mos e gjejmë një zgjidhje përfundimtare për çështjen e targave. Edhe ashtu, gjatë tre vjetëve të fundit këto targa KM, targa fizike të reja, nuk janë lëshuar. Albin Kurti sonte ka pranuar gjithçka që ka refuzuar gjatë këtyre ditëve”, ka theksuar Petkoviq.

Ai ka theksuar se më këtë marrëveshje ia kanë dalë ta ruajnë paqen dhe stabilitetin.

“Dhe kjo është me rëndësi që ta them. Ia kemi dalë që ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, ia kemi dalë që të garantojmë siguri për serbët në veri të Kosovës e Metohisë”, është shprehur Petkoviq.

Ai ka theksuar se është me rëndësi që dialogu po vazhdon. “Gjithsesi, dialogu dhe bisedimet po vazhdojnë dhe kjo është më e rëndësishmja. Duhet të shkojmë rrugës së normalizimit të marrëdhënieve, para së gjithash të normalizimit të marrëdhënieve në terren, kur është fjala për jetën normale dhe jetën e të gjithë njerëzve, si serbëve ashtu edhe shqiptarëve”, ka deklaruar Petkoviq.

Ai ka thënë se ia kanë dal t’i ruajnë targat serbe në Kosovë.

“Ajo që është më me rëndësi, këtë e porosis sonte, prej këtu në Bruksel, popullin serb në Kosovë e Metohi dhe të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM, se mund të flenë të qetë – i kemi ruajtur targat tona serbe KM”, ka thënë Petkoviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments