Tuesday, June 15, 2021
HomeSportEdhe dy largime të reja nga Kombëtarja e Kosovës

Edhe dy largime të reja nga Kombëtarja e Kosovës

Kosova sot nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore që i zhvillon në muajin qershor ku ndeshet me San Marinon dhe Maltën.

Grumbullimi këtë herë ka qenë pak më ndryshe pasi Challandes ka vendosur të bërë disa ndryshime në listë duke u dhënë hapësira disa futbollistëve të rinj, por që edhe kishte të pakënaqur me përzgjedhjen e tij.

Fillimisht u tha se Florent Muslija e Benjamin Kololli refuzan ftesën për shkak që kishin rezervuar pushime, derisa më vonë reagoi futbollisti Bernard Berisha i cili tha se ishte i befasuar me mosftesën duke e quajtur joprofesional sjelljen e trajnerit.

Sot tekniku zviceran i Kosovës, Challandes ka konfirmuar dy mungesa të radhës, Ibrahim Dresheviq që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe Aro Muriq që është i sëmur dhe asnjeri nuk do t’i bashkohet ekipit kombëtar.

Betim Halimi dhe Mirlind Daku i bashkohen Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments