Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaDy muaj më parë e akuzoi se babai i saj ka luftuar...

Dy muaj më parë e akuzoi se babai i saj ka luftuar kundër shqiptarëve, zv.kryeministrja e Kurtit e qeras me kafe Numan Baliqin

Zëvendëkryeministres së Qeverisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, Emilja Rexhepit nuk i ka penguar që pak orë të fundjavës të kalojë me Numan Baliqin, ish-ministrin e Shëndetësisë dhe ish-deputetin e Kuvendit që pak kohë më parë është shpallur fajtor për veprën penale të sulmit seksual.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq që ka një kohë që është duke u përballur me ligjin, dy muaj më parë kishte pasur akuza të rënda për zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi.

Ai në një studio televizive kishte thënë se Rexhepi e Duda Balje nuk mund të përfaqësojnë komunitetin boshnjak në Kosovë.

“Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, që ka bashkëpunuar me forcat serbe. Ka pasë uniformë paraushtarake. Ai ka punuar bashkë me ta dhe në luftë kanë vrarë shqiptarë”, kishte thënë Baliq.

“Nuk kemi përkrahë Duda Blajen dhe Emilja Rexhepi për arsye etnike, patriotike, linguistike. Ato nuk mund t’i përfaqësojnë boshanjët. Ajo [Balje] është gorane që ka lindur në Novi Sad, është rritur në Serbi, është ushqyer me gji serbësh”.

Njëjtë Baliq është shprehur edhe për babain e Emilja Rexhepi, e cila tash është zëvendëskryeministre në Qeverinë e Kosovës.

“Bejdain Dani, babai i Emilja Rexhepit ka qenë komandant i shtabit territorial për Prizren. Ai ka rekrutuar tërbeshë dhe goranë që të luftojnë kundër shqiptarëve në Koshare”.

Baliq derisa kishte bërë këto akuza kishte thënë edhe se ka pasur bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për të hyrë në listën e tyre për zgjedhjet e përgjithshme, por që ka thënë në fund “u tradhëtua”.

Për takimin që ka pasur me Emilia Rexhepin ka folur edhe Numan Baliq. Ai ka deklaruar se ky takim ishte për të mbrojtur të drejtat e komunitetit boshnjak.

“Dua të sqaroj se arsyeja e takimit me zëvëndëskryeministren Redzepi ishte për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit tonë, promovimin e komunitetit dhe nuk kishte qëllim për të dëmtuar ndonjë subjekt apo individ nga komuniteti boshnjak. Vakat në vend se të mbështesë vullnetin tonë për pajtim dhe bashkëpunim, hedh gurë dhe shpifë në drejtim tonin dhe zëvëndëskryeministres Redzepi. Dua t’i shpreh publikisht mirënjohjen zëvëndëskryeministres Redzepi për guximin dhe përkushtimin e saj, gatishmërinë për të tejkaluar konfliktet e kaluara. Njëherit i shpreh keqardhje për dezinformatat e publikuara në media javë më parë”, ka thënë Baliq në sqarimin e tij

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments