Monday, March 20, 2023
HomeLajmeKosovaDrenas/ Përplasje mes një BMW-je dhe një traktori, një i lënduar

Drenas/ Përplasje mes një BMW-je dhe një traktori, një i lënduar

Afër orës 13:30, në hyrje të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku.

Një persona ka mbetur i lënduar nga përplasja e një veture të tipit BMW me një traktor, shkruan lajmi.net.

Lidhur me aksidentin ka dhënë detaje për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një mjet bujqësor (traktor). Bazuar në të dhënat e deritanishme, një person ka marrë lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka bërë të ditur ajo.

Lajmi.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments