Saturday, April 1, 2023
HomeLajmeKosovaDoli për të blerë bukë në syfyr, qytetari nga Vitia gjobitet me...

Doli për të blerë bukë në syfyr, qytetari nga Vitia gjobitet me 200 euro, shkeli orën policore

Policia e Kosovës vijon monitorimin e zbatimit të masave antiCOVID-19.Përmes raportit 24-orësh, PK njofton për qindra gjoba të shqiptuara brenda një dite, për qytetarët dhe bizneset që nuk i respektojnë masat kundër koronavirusit.Së fundmi u bënë virale dy gjoba të shqiptuara në Viti.

 

Një qytetar ka njoftuar është se është gjobitur me 200 euro nga policia se shkeli orën policore kur në kohën e syfyrit kishe dal për të blerë bukë, njofton televizioni lokal Plus TV.

Gjithashtu edhe një tjetër qytetar nga Vitia ka njoftuar para disa ditëve se ishte gjobitur nga Policia e Kosovës me 200 euro pasi që kishte dal për të blerë byrek.
Me masat e reja, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes në Kosovë nga ora 22:00 deri në ora 05:00 si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19, duke vendosur orë policore.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments