Saturday, June 12, 2021
HomeEkonomiDogana mbledh mbi 500 milionë euro të hyra për buxhetin e Kosovës

Dogana mbledh mbi 500 milionë euro të hyra për buxhetin e Kosovës

Dogana e Kosovës sot për herë të parë që nga themelimi në këtë periudhë të vitit ka tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milionë euro të hyra për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Në një njoftim për media nga Dogana thonë se krahasimi me vitin e kaluar tregon që dogana ka mbledhur 27.6% më shumë apo shprehur në terma financiar, shumën prej 108,5 milion më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit paraprak. Ky trend krahasues ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit Maj dhe tregon tendencë të rritjes edhe ditëve vijuese.

Drejtori i përgjithshëm, Agron Llugaliu theksoi se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së përmirësuar të ekonomisë si dhe nga veprimet e theksuara për të adresuar ekonominë jo-formale, të shfaqur në forma të ndryshme, siç është kontrabanda, nënvlerësimit dhe format tjera të mashtrimeve, e cila përveç përmirësimit të të hyrave gjithashtu do të mundësoj një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe prodhimit vendor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments