Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeDjali raportoi se babai ka bërë vetëvrasje, por Policia e cilëson rastin...

Djali raportoi se babai ka bërë vetëvrasje, por Policia e cilëson rastin si vrasje në raport

Rreth orës 23:30 në fshatin Budakovë të Suharekës një person ka lajmëruar policinë se babai i tij ka lënduar vetën me armë zjarri, i lenduari është derguar në QKMF në Suharekë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se mbrëmë djali i viktimës ka njoftuar në polici se babai i tij dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Ai tutje ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë i moshës 59 vjeçare dhe sipas deklaratave të familjarëve ai kishte vite që vuante nga depresioni.

Policia ka bërë të ditur se pas daljes në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një revole, 82 fishekë dhe një telefon.

Ndërsa në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si vrasje deri në hetimet e ardhshme.

“Suharekë 22.04.2021 – 23:27. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë nuk dihet lloji. Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin vrasje deri në hetimet e ardhshme”, thuhet në raport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments