Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaDhimbje e madhe, po varroset 23-vjeçari nga Klina që vdiq në aksident...

Dhimbje e madhe, po varroset 23-vjeçari nga Klina që vdiq në aksident trafiku

Po i jepet lamtumira e fundit 23-vjeçarit nga Klina, i cili vdiq të dielen në një vetaksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë.

Nga pamjet e publikura në media, shihet një numër i madh i të pranishmëve te varrezat ku i ndjeri po varroset.

Policia ka njoftuar të dielen se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar për vdekje.

“Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje”, ka njoftuar policia.

“Kerkohet kujdes, respektim i rregullave ne rrugë e në veçanti respektim i kufizimeve te shpejtsise në rrugë, sepse humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve, është tepër shqetsuse për të gjithë”, ka potencuar policia.

Po atë ditë në një aksident të rëndë trafiku u shua edhe një familje nga Shtimja.

Pas aksidentit në Koshare të Ferizajt, ku u shua një familje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, është paraqitur në një konferecë për media. Ai ka treguar shkaqet e numrit të madh të aksidenteve, teksa thekson se periudha pas mbylljes (masave më të ashpëra kundër koronavirusit), ka ndikuar në rritjen e aksidenteve të trafikut, jo vetëm në vendin tonë por edhe në shtete të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments