Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaDetaje nga arrestimi në Prishtinë që u bë viral: I dyshuari ishte...

Detaje nga arrestimi në Prishtinë që u bë viral: I dyshuari ishte arratisur dhe kishte sulmuar policët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e sotëm spektakolar tek “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se i dyshuari është arrestuar dje nga ana e policisë pas denoncimit për dhunë në familje.

“I dyshuari është arrestuar dje nga ana e policisë pas denoncimit për një rast të dhunës në familje. I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe pasi që ka shfaqur sjellje agresive të pakontrolluara me rekomandim të prokurorit të shtetit ai është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

E përderisa policia po e monitoronte, ai ka sulmuar policinë duke iu shkaktuar lëndime trupore dhe duke ikur nga QKUK.

“Përderisa sot policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK, i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty. Përkundër rrethanave të krijuara policia është vënë në ndjekje të tij dhe pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policies”, ka thënë Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments