Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se në Këshillin e Sigurimit kur flitet për Kosovën, përfaqësuesi i Kosovës duhet të flas për interesa shtetërore e jo për temat e brenda shtëpisë.
Kadrijaj tha se njerëzit dhe familjet e sakrificave gjithmonë do kenë respekt dhe nderimin e popullit por askujt nuk i falen gabimet dhe shkarjet në raport me mbrojtjen e interesave të shtetit.
‘Në Këshillin e Sigurimit kur flitet për Kosovën, përfaqësuesi i Kosovës duhet të flas për interesa shtetërore e jo për tema te brendshme brenda shtëpisë. Njerëzit dhe familjet e sakrificave nacionale gjithmonë do ta gëzojnë respektin dhe nderimin e popullit por kjo askënd nuk e fal nga gabimet dhe shkarjet në raport me mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave shtetërore’.
Kadrijaj shtoi se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nuk flitet për krim e korrupsion por flitet për realitetin e vendit që filloi nga 17 shkurti 2008.
‘Nuk flitet për krim e korrupsion ne mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, por flitet për realitetin që daton nga 17 shkurti 2008’, shkroi Kadrijaj.
Ajo i ka reaguar Gërvallës edhe për faktin se kjo e fundit nuk i doli në mbrojtje UÇK-së e cila u quajt terroriste nga ministri serb Selakoviq.