Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeDeputeti i LVV-së: Shumë mërgimtarë më janë ankuar nga bezdisjet e “Call...

Deputeti i LVV-së: Shumë mërgimtarë më janë ankuar nga bezdisjet e “Call Center” nga Kosova

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi ka treguar shqetësimet e mërgimtarëve.

Sipas Bajqinovcit, shumë mërgimtarë i janë ankuar atij se po marrin shumë thirrje nga “Call Center” të Kosovës të cilët çdo ditë i thërrasin.

Postimi i plotë i tij:

Ditëve të fundit, shumë mërgimtarë më janë ankuar për shkak të telefonatave apo bezdisjeve nga “Call Center” nga Kosova të cilët çdo ditë i thërrasin.

Shqetësimi i mërgatës është se si është e mundur që “Call Center” nga Kosova i kanë numrat e mërgatës në Bashkimin Evropian.

Dyshimet e mërgatës janë se numrat e telefonit po mirren nga kompanitë ajrore, që nga momenti i rezervimit të biletave.Shumë qytetarë e kanë lajmëruar policinë në shtetet ku jetojnë, por është e pamundur ndëhyrja, sepse telefonatat bëhen nga Kosova, pikërisht nga “Call Center” që veprojnë brenda vendit tonë.Mërgata është e shqetësuar me shkeljen e privatësisë, bezdisjen nga “Call Center” që po i pengojnë pothuajse çdo ditë.

facebook.com/MefailBajqinovciofficial/posts/535416107844399

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments