Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaDeputetët kërkojnë dokumente shtesë nga Qeveria për kryetar e anëtarë të Bordit...

Deputetët kërkojnë dokumente shtesë nga Qeveria për kryetar e anëtarë të Bordit të ARKEP-it

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare -ARKEP

 

Komisioni ka kërkuar dokumentacion shtesë nga Qeveria në lidhje me këtë çështje, kjo pas diskutimeve që u zhvilluan nga anëtarët që ishin prezentë.

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që të procedohet kjo çështje, por të dërgohet një kërkesë te Zyra e Kryeministrit për dokumentacion shtesë.

“Nuk jam që vendimi të kthehet në Qeveri po ta bëjmë një kërkesë që të na jepet dokumentacion shtesë. Propozoj që të kërkojmë nga Zyra e Kryeministrit për plotësim dokumentacioni derisa ato të procedohen në seancë të Kuvendit”.

Kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha këtë çështje e definon ligji qartë dhe se është mirë që mos të miratohet diçka me vërejtje.

“Dua të shoh a kanë probleme me ligjin, konflikt interesi dhe punë tjera”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka kërkuar që ky vendim të kthehet në Qeveri, duke kërkuar sqarime shtesë nëse ka pasur konkurs publik dhe janë ndjekur të gjitha procedurat.

“E parasheh ligji dhe ata janë të emëruar nga Qeveria” është përgjigjur Shala.

“Po e citoj ministrin, Hekuran Muratin i cili pati kërkuar që të ketë konkurs publik, dhe ka kërkuar që të kthehet prapa” ka thënë Lekaj.

“Çfarë ka ndryshuar tani”, ka pyetur Lekaj.

Kryetari Shala ka thënë që së paku dy prej kandidatëve e meritojnë të jenë pjesë e bordit.

“Tani janë pozitë atëherë kanë qenë në opozitë”, ka komentuar Shala.a

Kurse deputetja Kusari-Lila ka kërkuar që brenda javës të plotësohet dokumentacion të verifikohet dhe pastaj të procedohet për në Kuvend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments