Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeKosovaDeçan, pastruesit solidarizohen me drejtorin

Deçan, pastruesit solidarizohen me drejtorin

Punëtorët e kompanisë ‘’Higjena‘’ nuk kanë dalë këtë të premte për të bërë pastrimin e qytetit të Deqanit.

 

Kjo erdhi pasi kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj,e liroi nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërrmarrjes, Kastriot Hulajn.

Hulaj, thotë se ai nuk ia kishte idenë për këtë vendim, ndërsa menaxheri operativ i kësaj ndërmarrjeje nuk thekson të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje mes këtij të fundit dhe kryetarit të komunës.

Sipas Hulajt, vendimi zyrtar pritet të publikohet të hënën nga ana e komunës, por për këtë nga zyrtarët kësaj të fundit nuk pati asnjë përgjigje që pohonte apo mohonte këtë, me arsyetimin se kryetari Ramosaj, gjendet jashtë vendit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments