Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaDaut Haradinaj prezanton kandidaten e radhës për Asamble në Prishtinë

Daut Haradinaj prezanton kandidaten e radhës për Asamble në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidaten e radhës për Asamble, Bukurie Canolli.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot kisha kënaqësinë ta takoj Bukurie Canollin, e cila është asambleiste e Aleancës në Asamblenë Komunale të Prishtinës në këtë mandat. Me profesion është Ekonomiste, si dhe në përfundim të studimeve Master, në fushën e menaxhmentit”, ka shkruar Haradinaj.

Njoftimi i plotë: 

Në listën fituese për Prishtinën do të jetë edhe Bukurie Canolli!

Sot kisha kënaqësinë ta takoj Bukurie Canollin, e cila është asambleiste e Aleancës në Asamblenë Komunale të Prishtinës në këtë mandat. Me profesion është Ekonomiste, si dhe në përfundim të studimeve Master, në fushën e menaxhmentit.

Me performancën e treguar në Asamblenë Komunale të Prishtinës, ka arritur që me përkushtim ta ngris zërin rreth çështjeve me rëndësi për Kryeqytetin. Ky përkushtim i saj nuk do të mungojë as në qeverisjen e ardhshme komunale.

Faleminderit për përkrahje familjes Ahmeti dhe Canolli!

Suksese e nderuar e na priftë e mbara!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments