Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaDaut Haradinaj: Do të jemi kujdestar të Kurtit për dialogun Kosovë-Serbi

Daut Haradinaj: Do të jemi kujdestar të Kurtit për dialogun Kosovë-Serbi

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se si opozitë do e monitorojnë me kujdes procesion e dialogut.

Haradinaj në Rubikon të Klan Kosova theksoi se do të jenë kujdestar ndaj kryeministrit, Albin Kurti, për këtë proces.

“Kjo është tema më e nxehta tani pasi njëherë ishte prioriteti numër gjashtë pastaj u bë i katërti. Por, tash pritet të dalë prioriteti numër një i kësaj qeverie siç duket pasi do të ketë zhvillime të reja edhe në Bruksel”.

“Presion për këtë proces besoj që kanë pasur edhe qeveritë e kaluara sido që të jetë në kohën kur vetë kemi qenë Qeveri dhe kryeministër ka qenë Ramush Haradinaj ne tentuam të kemi një ekip të unitetit bile shkuam edhe aq larg sa kryetarin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti, e emëruam si kryesues të këtij ekipi dhe e bëmë një plan që u votua edhe në Parlamentin e Kosovës me shumicë dhe filloi të marrë formën në veprim të një ligji dhe kjo në atë kohë u kontestua nga Vetëvendosje dhe u aplikua në Gjykatën Kushtetuese që pastaj kjo gjykatë ia ktheu kompetencat kryeministrit. Pra, i dha mandat kryeministrit të Kosovës për dialogun”.

“Ne do të jemi kritik të ashpër dhe do të jemi kritikues që ta mbajmë përgjegjës për secilën marrëveshje e cila bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe – pra këtu do të jemi kujdestar”, tha Haradinaj.

Haradinaj mes tjerash tregoi se pse AAK-ja nuk ka marrë pjesë në votimin e presidentes në Kuvend, duke kujtuar se Vetëvendosja asnjëherë nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim në Kuvend, përveç Ligjit të Ushtrisë.

“Qeveria e re e Kosovës, është ajo parti që asnjëherë, me përjashtim të dy a tri ligjeve, ka marrë pjesë në seancë. Por, sidoqoftë, AAK-ja nuk ka pasur asnjë arsye që të marrin pjesë në votim”, tha Haradinaj.

Mes tjerash Haradinaj foli edhe për premtimet e VV-së në të kaluarën se nuk do të bashkëpunonte asnjëherë me Listën Serbe.

“Qe 15 vjet ka pasur gjithmonë fjalë nga VV-ja që nuk do të bashkëpunojnë asnjëherë me Listën Serbe, e shumë të tjera, e në fund, Kurti u dashtë t’i pres që t’ia bënin koorumin dhe bën marrëveshje me Adem Hoxhën dhe Fadil Gashin ”, theksoi Haradinaj.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments