Monday, March 20, 2023
HomeLajmeKosova“Dao është zani jem”, Selimi i AAK-së nis fushatën për Prishtinën

“Dao është zani jem”, Selimi i AAK-së nis fushatën për Prishtinën

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK’së, Selim Selimi, ka nisur fushatën për Prishtinën, duke i dalë në përkrahje kandidatit të partisë për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinajt.

Selimi ka shkruar në Facebook se plani i Dut Haradinajt për Prishtinën është “shpi për shpi”, derisa thotë se qytetarët e Prishtinës janë përcaktues të zhvillimit.

“Shpi për shpi, mahall për mahall. Programi i Dautit për Prishtinën është “bottom-up” (prej poshtë, nalt). Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë. Nuk kemi nevojë për fasadë as performaca. Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te Kryeqytetit. Dao është zani jem. Selim Selimi, aktivist i Aleancës për Prishtinën”, ka shkruar Selimi.

Ndryshe, Daut Haradinaj tashmë është kandidati i AAK’së që do të garojë ne zgjedhjet lokale, për kryetar të Komunës së Prishtinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments