Saturday, June 19, 2021
HomeSportDalot flet për të ardhmen: Tek Milani jam përmirësuar, nuk e di...

Dalot flet për të ardhmen: Tek Milani jam përmirësuar, nuk e di çfarë do të ndodhë

Mbrojtësi i Milanit, Diogo Dalot ka folur për aventurën e tij rek “Rossonerët”.

 

Dalot ishte huazuar nga Manchester United dhe ka shkëlqyer në Itali nën urdhërat e Stefano Piolit me paraqitjet e tij në krahun e djathtë të mbrojtes, por edhe në të majtin kur është dashur.

Portugezi ka treguar se ndihet tejet i lumtur në Milano dhe do të shikojë të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian.

“Më ka pëlqyer futbolli ketu, italianët e adhurojnë futbollin dhe gjithmonë flasin për të, të jesh pjesë e kësaj kulture ishte një eksperiencë fantastike”, tha ai.

“Jam përmirësuar shumë. Kam mësuar shumë gjatë kohës këtu jo vetëm si të mbrohem më mirë, por si të bëj presion të lartë dhe si të rikuperoj topin”, shtoi ai.

“Pioli më ka mësuar që në mënyrë që të fitosh, skuara duhet të jetë e koncentruar në çdo sekondë dhe në çdo aspekt të ndeshjes”, tha Dalot.

Portugezi u pyet edhe për të ardhmen e tij.

“Mund të them që kam kaluar një vit fantastik dhe tani mendoj për Kampionatin Evropian, me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua”, përfundoi Diogo Dalot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments