Thursday, May 13, 2021
HomeSportDal Pino falënderon Qeverinë italiane për lejimin e tifozëve në Kupën e...

Dal Pino falënderon Qeverinë italiane për lejimin e tifozëve në Kupën e Italisë

Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino ka falënderuar qeverinë italiane.

Qeveria italiane vendosi që finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Atalantës dhe Juventusit të zhvillohet me 20% të kapacitetit të stadiumint nën praninë e tifozëve.

“Falënderojmë qeverinë që ka dëgjuar kërkesën tonë për të rikthyer publikun në finalen e ardhshme të Kupës së Italisë”, tha ai.

“Është një shenjë drejt normalitetit për të cilën kemi nevojë”, shtoi ai.

“Jemi të bindur për mundësinë e hapjes së stadiumeve për ndeshjet e fundit të Serie A me një mijë tifozë minimumi”, përfundoi Paolo Dal Pino.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments