Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaD4D: Qytetarët pak të informuar rreth mini-shengenit ballkanik

D4D: Qytetarët pak të informuar rreth mini-shengenit ballkanik

Instituti Demokraci për zhvillim ka publikuar analizën mbi nismën e Mini-shengenit Ballkanik dhe bashkëpunimin rajonal, hulumtim përmes së cilit tregojnë se sa kanë njohuri qytetarët e Kosovës për këtë iniciativë që nisi në vitin 2019-të. Nga hulumtimi i publikuar del se 18 përqind e qytetarëve kanë deklaruar se janë të informuar rreth kësaj nisme, derisa vetëm 17 përqind të anketuarve e kanë konsideruar të dobishëm Mini-shengenin Ballkanik.

 

Visar Xhambazi, hulumtues në D4D, në prezantimin e dokumentit hulumtues, tha se të gjeturat tregojnë që mini-shengeni si iniciativë ka dështuar të informojmë qytetarët rreth asaj se çka është dhe si implementohet.

Sipas Xhambazit, kundërshtimi i krerëve të institucioneve të Kosovës, ka ndikuar edhe në publik, për çka qytetarët e kanë konsideruar pastaj të gabuar një vendim të Kosovës për t’u bashkuar në mini-shengenin ballkanik.

“38% e qytetarëve deklaruan se ishte një vendim i gabuar i Kosovës, ndërsa në anën tjetër vetëm 17% e qytetarëve deklaruan se ishte një vendim i mirë apo shumë i mirë për vendin. Por në anën tjetër kur i pyetëm qytetarët se sa kanë informacion rreth mini-shengenit ballkanik, numri i atyre të cilët thanë se ishin jo të informuar mirë apo pak të informuar ishte 38% ndërsa vetëm 18% e qytetarëve deklaruan se kanë qenë të informuar mirë. Do të thotë, mini-shengeni si iniciativë ka dështuar edhe të informojë qytetarët dhe të tregojë pak a shumë një strukturë se si do të implementohet dhe çka është përbërja në substancë”, tha ai.

Tutje, ai tha se megjithë Kosovën si pjesë e kësaj iniciative, një nismë e tillë dështoi meqë Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina nuk u pajtuan të bashkohen në mini-shengnin ballkanik meqë konsideruan se kjo do të zëvendësonte rrugën integruese drejt Bashkimit Evropian.

“Këtu lind habia për faktin se mini-shengeni ballkanik dhe tregu i përbashkët ekonomik në kuadër të procesit të Berlinit kanë pak a shumë mekanizma apo fokusohen në pika të njëjta, për shembull katër liritë fondamentale, liria e mallrave, lëvizjes shërbimeve dhe njerëzve është pak a shumë e njëjta dhe thjeshtë qytetarët e kanë të vështirë të diferencojnë se cila është cila. Mirëpo për dallim nga minishengeni, zonja rajonale mbështetet nga Bashkimi Evropian, financohet nga Komisioni Evropian dhe ka linja të qarta të komunikimit mes Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe CEFTA-s”, tha ai.

E sipas drejtueses së Platformës CiviKos, Donika Emini, nuk mund të synohen nisma të reja për marrëveshje mes vendeve, derisa ekzistojnë marrëveshje që tash e sa vjet nuk kanë gjetur implementim.

“I ka përmbledhë të gjitha ato iniciativa që kanë ekzistu, mirëpo po vjen prej liderëve të cilët krejt ato iniciativa që kanë ekzistu nuk i kanë implementu. Tash me bë mbindërtim e pastaj me e shitë si një ide e cila qenka e re dhe me vullnet të madh politik me implementu është vështirë me u besu, andaj edhe problemet politike dhe diskutimet pulitke në raport me këtë iniciativë. Nuk ka qenë vetëm Kosova, kanë qenë edhe vendet e tjera të rajonit të cilat kanë pasur një lloj hezitimi për mënyrën se si do të implementohet por edhe vet BE-ja, kështu që unë gjithmonë jam idhtare që të implementojmë ato mekanizma edhe marrëveshje që i kemi nënshkru, çdo mini-shengen është edhe njohja e diplomave të cilat Kosova dhe Serbia e kanë të nënshkruar si marrëveshje dhe nuk e implemtojnë”, tha ajo.

Sipas raportit të publikuar nga D4D, ideja për mini-shengenin ballkanik ka ardhur në një periudhë të vështirë të dialogut Kosovë-Serbi, duke kujtuar kështu fushatën e Serbisë për të dëmtuar Kosovën në politikën e jashtme, dhe përgjigjën e shtetit të Kosovës me taksë për mallrat serbe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments