Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaÇfarë po ndodhë në Infrakos, shumë ndryshime, por kriza vazhdon

Çfarë po ndodhë në Infrakos, shumë ndryshime, por kriza vazhdon

Infrakos vazhdon të përballet më probleme të ndryshme. Problemet financiare dhe menaxheriale kanë çuar këtë ndërmarrje të rëndësishme në një situatë mbijetese.

Enis Berisha është rikthyer si kryesues i bordit të Infrakos, pas dy largimeve të mëparshme, njëherë nga Qeveria Kurti I, e më pas nga Qeveria Hoti. Poashtu, javë më parë është larguar nga pozita e kryeshefit edhe Hysen Nikqi.

I graduar lart, nga përgjegjës i stacionit në Pejë, në kryeshef të ndërmarrjes, Nikqi nuk arriti të menaxhojë këtë ndërmarrje duke vazhduar thellimin e krizës.

Emërimi i tij ishte vlerësuar i jashtëligjshëm, për çka ish-ministri Nitaj kishte bërë thirrje vazhdimisht që të pezullohet zgjedhja e tij duke vlerësuar se konkursi i zgjedhjes së kryeshefit ishte i jashtëligjshëm.

Gjatë udhëheqjes së tij, ndërmarrja është shquar për mostransparencë të dhënies së pronave me qera në shpalljen publike të Infrakosit.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka zgjedhur bordin e përkohshëm në përbërje, Ardita Salihu, Fitnese Ismajli e Afrim Mehmeti.

Zymer Zeka është emëruar kryeshef i përkohshëm i ndërmarrjes duke qenë në të kaluarën si drejtor financiar i Infrakos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments