Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeKosovaÇfarë do të ndodhte sikur modeli i Tirolit do të aplikohej në...

Çfarë do të ndodhte sikur modeli i Tirolit do të aplikohej në Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dje ka deklaruar se ajo që propozohet në “non-paper” duket si statusi i Tirolit Jugor në Itali që zgjidhi problemet bilatarele mes Italisë dhe Austrisë, dhe se kjo mund të jetë një model i suksesshëm edhe në Kosovë.

Është nga rajonet me të pasura në Evropë.

Por, pak nga pasuritë natyrore që i ka Tiroli Jugor i gëzon Italia.

Kjo pasi në vitin 1946, Italia dhe Austria arritën një marrëveshje për t’i dhënë autonomi këtij rajoni.

E modeli i Tirolit Jugor, po shihet si zgjidhje për Veriun e Kosovës, edhe në dokumentin e fundit jozyrtar që flet për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi.

Së fundmi edhe raportuesja për Kosovën në Parlamendin Evropian, Viola Von Cramon, tha se ky model, mund të ketë sukses edhe në Kosovë.

Por çfarë do të ndodhte, sikur ky model, të implementohej edhe për Veriun e vendit?

“Nëse merret kryekput ky model, i bie qe Serbia nuk nderhynë më në punët e brendshme të veriut. Veriu ka autonomi të plot, shumë të madhe nga pjesa tjetër e Kosovës. E kanë një qeveri, kuvend, dhe e kanë një guvernator që i raporton Prishtinës”, ka thënë Emir Abrashi nga Demokracia Plus.

Për këtë çështje, të enjten ka reaguar edhe opozita.

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media, i ka quajtur të rrezikshme dokumentet jozyrtare që po qarkullojnë në media.

Për deklaratat e Von Cramon dhe modelin e Tirolit Jugor, Qeveria e Kosovës të enjten nuk ka kthyer përgjigje.

Por, një ditë më parë, vet kryeministri Albin Kurti, dokumentet jozyrtare i quajti projekte të dështuara.

Ndryshe, deri më tani, nuk dihet se kush i ka përgatitur këto dokumente jozyrtare, pasi që Sllovenia, Gjermania dhe Franca, e mohuan autorësinë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments