Wednesday, May 12, 2021
HomeSportCaktohet orari i xhiros 32 në Superligë

Caktohet orari i xhiros 32 në Superligë

Më 1 maj do të luhen tri ndeshje në Superligën e Kosovës.

 

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publike orarin e ndeshjeve të xhiros së 32-të në Superligë.

Më 1 maj, Drita e pret Feronikelin në stadiumin “Selami Osmani – Bezi”.

Trepça’89 Besën, kurse Arbëria takohet me Gjilanin. Xhiroja mbyllet me dy ndeshje. Më 2 maj, Llapi përballet me Prishtinën, kurse Drenica me Ballkanin.

Orari i të gjitha ndeshjeve është i njëjtë, pra, me fillim nga ora 15:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments