Wednesday, August 10, 2022
HomeLajmeBSPK i kërkon Qeverisë t’ua shtojë nga 100 euro të punësuarve në...

BSPK i kërkon Qeverisë t’ua shtojë nga 100 euro të punësuarve në sektorin publik

Ministri i Financave, i Punës dhe i Transfereve, Hekuran Murati u takua sot me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Në këtë takim, sipas komunikatës se BSPK-së thuhet se kanë diskutuar për subvencionimin e pagës prej 100€ për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

“U fokusuan në zgjidhjen e kërkesave sindikale përkitazi me përfundimin e hartimit të Projektligjit të Pagave, me Plotësim-Ndryshimin e Ligjit të Skemave Pensionale të Financuara nga Shteti, dhe për nisjen e zbatimit të Ligjit të Sigurimit Shëndetësor, e sidomos u ndalën në gjetjen e rrugës së duhur për plotësimin e kërkesës së subvencionimit të pagës në lartësi prej 100€ për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në njoftim.

Tutje BSPK-së pret një vendim të duhur sa i përket kërkesës për miratimin e shtesës prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

“Kryetari i BSPK-së, z. Hykolli, e informoi Ministrin e FPT-së, z. Murati, se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret veprimin e duhur të Partnerit Social – Qeverisë që para mbledhjes së 10 gushtit 2022 të Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së, ku pritet të merret vendimet e duhura për veprimet e mëtutjeshme sindikale, të mundohet të gjejë rrugëzgjidhjen e duhur të zgjidhjes e të miratimit të kërkesave të parashtruara e sidomos të kërkesës së subvencionimit të pagave në lartësi prej 100€ për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments