Saturday, May 8, 2021
HomeBotaBorrell komenton “non paperët”: Lajme të rreme që po krijojnë ambient toksik

Borrell komenton “non paperët”: Lajme të rreme që po krijojnë ambient toksik

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell e ka quajtur lajm të rrejshëm dokumentin “non paper” për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Kryediplomati evropian përmes një konference të përbashkët në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti tha se ai nuk ka marrë asnjë nga këto dokumente dhe se nuk punon me të njëjtat.

“’Non Peper’ duket se janë në modë, nuk kam marrë asnjë nga këto dokumente. Unë nuk punoj me ‘non paper’. Për mua këto fantom dokumente nuk janë të rëndësishme, janë lajme të rrejshme dhe ne nuk kemi të bëjmë asgjë me to. Dua t’i mohoj ato sepse këto lajme të rrejshme po krijojnë edhe ambient toksik në çështjen e dialogut”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments