Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaBie interesimi për testim për COVID-19, me orë të tëra asnjë i...

Bie interesimi për testim për COVID-19, me orë të tëra asnjë i testuar në IKPSHPK

Në gjithë territorin e Kosovës, në laboratoret e institucioneve private shëndetësore dhe ato publike, bëhet mijëra teste për Covid-19, ndërsa ka rënë dukshëm numri i rasteve pozitive.

 

Vetëm në javën e fundit numri maksimal i të infektuarve ka arritur në 62 raste brenda ditës, ndërsa minimali ka arritur në 11 raste pozitive me Covid-19.

Lajmi.net për ditë radhazi ka qëndruar në qendrën e testimit në IKSHPK për të parë nga afër procesin e vaksinimit. Në këtë qendër testimi për orë të tëra nuk ka pasur asnjë të interesuar për vaksinim.

Ndërsa, në orët e mëngjesit rastet e testimit kanë qenë të pakta, duke arritur maksimumi në 20 persona.

Sipas stafit mjekësor në këtë qendër testimi, shumica e të interesuarve për testimin arsye kryesore kanë udhëtimin.

Derisa, më herët për tu testuar nevojitej një rekomandim i mjekut, tani nuk ka nevojë për një dokument të tillë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments