Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeBesa Shahini: Të dielën do të shkoj në Tiranë dhe do ta...

Besa Shahini: Të dielën do të shkoj në Tiranë dhe do ta votoj Edi Ramën

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka thënë se të dielën në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të shkojë dhe do ta votojë Partinë Socialiste.

Shahini ka shkruar në Facebook se ka kritika për PS-në e Edi Ramës por që vazhdon të jetë opsioni më i mirë për Shqipërinë.

“Të dielën do të shkoj në Tiranë për të votuar Partinë Socialiste, grupin politik me të cilin shërbeva për tre vite në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Kritikat e mia për PS-në qëndrojnë ende: PS duhet dhe mundet të jetë më e mirë, më e majtë, më e drejtë. Por, gjithashtu qëndron se sot PS vazhdon të jetë opsioni më i mirë për Shqipërinë”, ka shkruar Shahini.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments